Buzet e vogla te organit gjenital
Rona Rama
(13 vite më parë)
Përshëndetje Rona
Ajo që përshkruan, tregon praninë e një infeksioni dhe unë dyshoj së është kandidozë, myk. Ky lloj infeksioni, ka si shkak disa faktor që janë edhe pjesë e jetës së përditshme, p.sh, mund të shkaktohet pas përdorimit të antibiotikëve. Kandida mund të shfaqet edhe nga menopauza, shtatzënia, marrja e tabletave contraceptive, diabeti etj. Por, është e mundur që kandida të shfaqet edhe nga marrëdhëniet seksuale.
Për të vërtetuar këtë diagnozë, bëj një analizë të sekrecioneve vaginale si dhe mykogramë. Në mbështetje të rezultatit, mjeku do të të jappë trajtimin e nevojshëm.
Gjithë të mirat.
Pershendetje: sot duke uu pastru ne pjesen vaginale kur ii ngreha buzet e vogla ii pash ca puqrra te vogla ngjyr te verdh si te bardha ato uu dallojshin vetem kur terhiqen buzet e vogla ato dallohen pak e kam nje krumje ,,, mirpo me erdh cikli menstrual mbas 28 dite cfar mund te jen kto puqrra apo si tju them ,,,,mardhenje kryej vetme me partnerin time dhe aj vetem me mua jam shqetesuu shume aa mund te jet infeksin apo qfar me keshillo..