Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mund te mbes shtatzene?

Kam perdor hapat b kompleks dhe acid folik folan, tash a mundem me mbet shtatzene? Kam abortu ne muajin dhe mjeku im mi ka jep te perdori acid folik folan dhe b kompleks tash kam perfundu... A mundem te mbes shtatzene, apo duhet me be ndonje analize? Per mos me ndodh mo aborti?

êmbela Krasniqi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ibadete

Vitaminat B kompleks, ku bën pjesë edhe acidi folik, nuk ndihmojnë në mbetjen shtatzënë, por janë të nevojshëm për të patur një ecuri sa më të mirat të shatztënisë dhe të fetusit.

Për të vlerësuar mundësinë e shtaztënisë, duhet të kontaktosh një mjek obstetër-gjinekolog, i cili me vizitë gjinekologjike, analiza dhe ekzaminime mund të konstatoj aftësinë dhe mundësinë e organizmit tënd për shtatzëni e thënë ndryshe ti duhet të bësh një këshillim parakonceptim. Për të mësuar më shumë mbi këshillimin parakonceptim, të rekomandoj të lexosh artikullin e linkut të poshtë shënuar:

http://www.bebaime.com/konceptimi/keshillimi-para-mbetjes-shtatezene

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti