Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth pozitës së bebit

Pershendetje, e nderuara doktoreshe.


Jam ne javen e 33-te te shtatzenise se pare. Ne viziten e fundit te gjinekologu para 2 ditesh u vleresua qe bebi peshon 2,071 gram dhe pozita e tij eshte me koke larte (dmth. koka e bebit nen brinjet e anes sime te majte). Si e vleresoni ju kete gjendje dhe cka me rekomandoni te bej qe bebi te marre pozicionin e duhur per nje lindje normale? Githashtu me frikeson kjo pozite e bebit se mos nuk mundet te marre mjaftueshem ushqimin gjate javeve te mbetura te shtatzenise. Ju faleminderit shume, per gadishmerine Tuaj per te na dhene sqarime dhe heq dyshimet tona. Me rrespekt, Rrezarta.

Rrezarta (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rrezarta.

Pesha e bebit në këtë javë të shtatzënisë që je, është normale.

Pozicioni i bebit fillon të merret nga java e 28-të deri 31, por ka dhe raste (situs mobilis), kur bebi është mjaft i lëvizshëm dhe ndryshon shumë shpesh pozicionin e tij. Mundet dhe shpresoj që edhe bebi yt, të ndryshoj pozicionin dhe të marë pozicionin me kokë poshtë. Ka mundësi që bebi të qëndroj në pozicionin podalik, dhe mundësia ndodh në 3% të shtatzënive normale. Mënyra e lindjes, zgjidhet nga bashkëpunimi i gruas me mjekun. Shumica e lindjeve podalike përfundojnë me prerje cezariane, por, ka dhe raste që lindjet podalike të bëhen me rrugë vaginale.

Pozicioni i bebit nuk ka lidhje me ushqyerjen e mirë ose jo të tij, nga kordoni umbelikal.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti