Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje barku

Pershendetje doktoresh,deshta te pys ne lidhje me dhimbje barku,ciklin ekom pas me 13 prill,po sedi pse pokom shum dhimbje barkut sikur don teme vije cikli,edhe pokom shum mistracione te bardha te trasha a mundet me kon qe ikom kanalet e mbyllura,pasi qe as shtatzan spo mbes jom martur qe 1 vit e 5 muaj,ju pershendes pres pergjigjen.

Lindushja Lindushja (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Linda

Ankesa që shkruan, më bën të dyshoj për një infeksion vaginal. Menjëherë bëj një analizë dhe antibiogramë të sekrecioaneve vaginale për të gjetur shkaktarin dhe terapinë më efikase për të trajtuar infeksionin. Gjithahstu të këshilloj të bësh edhe një Pap-test.

Pasi të jesh shëruar, rikontakto përsëri mjekun obstetër-gjinekolog për të bërë një këshillim parakoncepsion, që do të thotë, që mjeku do të vlerësoj gjendjen e shëndetit tënd riprodhues. Nëse e sheh të nevojshme ai do të të rekomandoj edhe analiza dhe ekzaminime të ndryshme për të trajtuar situatat të cilat janë shkak për mos mbetjen shtatzënë.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti