javë pas jave
Përshëndetje Valentina
Nëse është e nevojshme që antibiotikët t’i përdoresh nëse shtatzënia ka kaluar 12-javë, pasi nuk kanë influencë negative në ecurinë e saj. Bësoj se këto preparate ti ka rekomanduar mjeku gastroenterolog. Nëse jo, konsultohu pa tjetër me një mjek të këtij profesioni.
Thua që sheqerin, pra gliceminë në gjak, e kishe të ulur. Kjo mund të jetë edhe një arsye që më bën të këshilloj, që të matësh rregullisht nivelin e glicemisë, pasi mund të jesh përpara një diabeti mellitus i cili konsiderohet si diabet shtatzënie. Nëse është kështu, trajtimet janë të domosdoshme, prandaj rezultatet e matjeve tregoja mjekut që të ndjek shtatzëninë.
Anemia paraqitet si mungesë e hekurit në organizëm. Pavarësisht se pretendon që ushqehesh mirë, nuk është e muundur që vetëm me ushqimet që konsumon, të plotsohen nevojat e organizmit tënd dhe të fëmijës me vitamina dhe kripra minerale e në veçanti me hekur. Prandaj është e domosdoshme që të marrësh multivitamina si dhe hekur, të cilin duhet ta konmsumosh deri në ditën e 40-të pas lindjes. Mjeku gjinekolog i përshkruan këto suplemente në recetë.
Mundet që të kesh edhe probleme të mbartura të veshkave, probleme që dalin nga analiza e urinës. Nëse është ndonjë infeksion i mundshëm, duhet trajtuar sepse ka infeksione të urinës të cilat dëmtojnë ecurinë e shtatzënisë. Për këtë arsye të sugjeroj të bësh një urokulturë dhe një kontroll me mjekun nefrolog.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Pershendetje doktoresh un kam 3 muaj shtatzene kom bo analizat e gjakut mka dal H.Pylori nlukth mjekja mi shkrujti 3 lloj antibiotik tkombinum mirpo kur i tregova qe jam shtatzane tha nuk guxon mi perdor,edhe sheqerin e kisha tzbritur edhe anemike,un ha ushqim shendetshem por siq po doket lukthi po mi sjell krejt ktu probleme,edhe sipas analizave te urines mu ka paraqit edhe problemi me veshka.Ju lutem qfar pom sugjeroni per kit shtatzani dhe antibiotiket.