Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth cistave në ovare

E nderuara doktoreshe, fillimisht iu falenderoj perzemersisht per keshillat qe na i ofroni. Me date 25 Qershor kam pesuar abort spontan ne javen e shtate. Mjeku im konstatoi qe nuk ka nevoje per D/C. Pata gjakrrjedhje per 5 dite pas abortit. Pastaj u nderpre per nje jave. Pas nje jave filloj gjakrrjedhja per tri dite rresht. Me pas pas dy jave, filloj perseri por sasia ishte e ulte. U detyrova te nderroj mjekun dhe te marre nje mendim tjeter. Mendimi i gjinekologut tjeter ishte qe eshte dashur te behet pastrimi i uterusit, sepse si pasoje tani kam çrregullime hormonale dhe per nje muaj pas abortit eshte zhivilluar ciste ne ovarin e djathte. Mjeku rekomandoi pilulat kontraceptive pergjate 28 diteve te ardhshme. Do te iu lutesha shume nese mund te me jepni nje mendim te juajin a duhet te filloj me kontraceptive, a ndihmojne kontraceptivet ne largimin e cistit? Pse eshte zhvilluar cisti ne vezore? Kerkoj falje per shkrimin e gjate, por jam mjaft e shqetesuar rreth gjendjes time! Faleminderit paraprakisht!

Shyhrete (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Shyhrete.

Kistet në vezore, nuk vijnë si rezultat i mos kyretimit. Kistet në vezore, vijnë si rezultat i një çrregullimi të hormoneve në organizëm. Të rekomandoj që përpara se të fillosh mjekimin me estroprogestativ, të cilët janë të rekomanduar, duhet të bësh analizat për të vlerësuar nivelin e hormoneve pasi ky mund të ketë qënë dhe një nga shkaqet e abortit spontan.

Gjithë të mirat.

/komuniteti