A pengon ftohja te mbes shtatzene?
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Sumeja
Infeksionet gjinekologjike, janë një ndër shkaqet e infertilitetit. Për këtë arsye rekomandohet trajtimi i tyre, deri në negativizimin e plotë. Gjithashtu “ftohja” apo “pezmatimi” i vezores, është shënjë që infeksioni ka përparuar lart në aparatin riprodhues duke shkaktuar adnesitin d.m.th. infeksionin e vezores. Edhe për këtë duhet të marësh trajtimin e nevojshëm dhe kur të ketë kaluar infeksioni, duhet të stimulohet ovulacioni dhe të tentosh për shtatzëni.
Të uroj shërim të shpejtë.


Pershendetje dr. Mimoza kam bere kontrrolle dhe dr me tha qe jam e ftohur dhe njeren vezore e kam shum te ajur , me eshte pezmatuar sepse jam e ftohur a pengon ftohja ne mbetjen shtatzene sepse qe 10 muaj po provoj por asgje, po ashtu e kam pasur edhe bakterien e.coli jam mjekuar por analizen nuk e kam bere qe ta shikoj se a me eshte hequr bakteria sepse disa doktorresha me thojne qe e.coli nuk pengon per te metur shtatzene, por disa me thone qe nuk mund te mbesesh deri sa e ke bakterien ? Zoti ju shperblefte per punen qe beni .