Rreth lindjes
Erni
(15 vite më parë)
Përshëndetje Erni.
Preparatin mund ta përdorësh sipas këshillës së mjekut. Problemi është se duhet të vazhdosh rregjim deri në javën e 37-të të shtatzënisë dhe më pas nuk do kesh më nevojë, pasi pas javës së 37-të lindja konsiderohet normale.
Uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Jam ne javen e 36 te shtatzenise, prej fillimit te muajit te 8 jam qele dy gishta sipas mjekut, kam perdor Gynopral por tash me qe jam ne javen e 36 a kam nevoje ende me perdore kete Ginoprllin me qene se po me mundon shume por mjeku me ka thene me e perdore deri ne fund te javes, cka me kishit preferuar ju? Ju lutem me tregoni, ju pershendes doktoreshe, gjithe te mirat.