Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecioni i bardhe

Pershendetje, Cka me keshilloni te bej, kur qe nje kohe te gjate kam dhimbje te lehta (nganjehere me te theksuara) te vezoreve sidomos gjate maredhenieve intime kam dhimbje te medha. Perveq kesaj tash 4 die kam sekrecione te shumta te bardha te dendura. Analizat e urines i kam bere para nje kohe dhe kan rezultuar te jene mire. Me shqeteson fakit qe kam dhimbje ne fund te barkut(vezoreve), c'me keshillloni te bej ???

Nena E Muhamedit (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Më vjen mirë që analizat e urinës kanë dalë mirë. Por sekrecionet e shtuara dhe dhimbja në fund të barkut, mund të tregoj për praninë e një infeksioni vaginal. Prandaj, bëj një analizë të sekrecioneve vaginale dhe antibiogramë. Këto analiza do të tregojnë shkaktarin e infeksionit si dhe do të ta ndihmojnë mjekur për të dhënë mëdikamentet të cilat janë më efikatëse.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti