A ndryshon rezultati i prolaktines ne varesi te diteve te ciklit?
Era 2013
(13 vite më parë)
Përshëndetje Era
Nuk ndikon dita e analizës, në nivelin e prolaktinës. Por, duhet të dish që më tepër në këtë nivel ndikon stresi. Për të marrë vlerë të saktë të prolaktinës, duhet të merret analiza tre herë brënda një ore dhe llogaritet niveli mesatar i këtyre vlerave. Nëse vlera rezulton mbi parametrat e nomës, vazhdohet trajtimi për tre muaj. Nëse vlera vazhdon të qëndrojë e rritur edhe pas trajtimit, të rekomandoj të bësh një grafi të sella turcica, për të vlerësuar gjëndjen e gjëndrës së hipofizës. Sipas këtij vlerësimi do të ndryshojë edhe mënyra e tratimit.
Gjithë të mirat.
Doktoreshe e dashur ju falenderoj per pergjigjet tuaja.Kam bere analizat hormonale,prl me ka dale e larte 100 dhe mora mjekim bromokriptine per nje muaj ,ne te njejtin muaj ngela dhe shtatzane.Pas 5 javesh pesova abort.Me ardhjen e ciklit pas abortit niveli i prl ishte 45.kam vazhduar me mjekim 2 muaj qe nga ajo kohe serish me bromokriptine.Pas dy javesh bera prl dhe ishte 100. Heret e tjera analizen e kam bere diten e dyte ose te 4 te ciklit.Ndersa kete here dua dhe nje jave afersisht te me vije cikli.Doja te dija a mos ndikon dita ne te cilen eshte bere analiza ne rezultatin e prl.Cfare me kishit keshilluar ju?Te vazhdoj serish me bromokriptine apo?Me falni qe u zgjata por doja te isha sa me e qarte.Pres me padurim pegjigjen tuaj.ju flm