Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhembje te barkut ne javen e 37.4

Dr jam ne javen e 37.4 terminin e fundit e kam me 17. maj mirepo kam dhembje kogja te forta mbrena per barkut levizjet e bebit sa i kam goxha te padurshme qka mundem me pas a eshte bebeja mire?

Merita Morina (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Merita

Shenjat qe tregojnë se lindja po afron, janë;

Dalja e tapës mukoide, një xhel i përzier edhe me copëza gjaku, pa bërë ndonjë sforcim dhe mund të ndodhë ditën ose natën. Kjo nuk përbën shenjë alarmi por duhet t’i drejtohesh menjëherë mjekut obstetër.

Në momentin që afrohet aktiviteti i lindjes, paraqiten rrjedhje uji nga organet seksuale, pa ndjerë kurrfarë dhimbje, madje mund të jetë në gjumë. Nëse kalojnë 24 orë dhe nuk fillojnë kontraksionet, duhet të drejtohesh menjëherë në spital dhe të kërkosh ndihmë të kualifikuar.

Kontraksionet fillojnë si forcim i barkut, i shoqëruar me ndjenjë rëndimi në fund të tij, apo edhe me shtrëngime të mesit. Ato mbarojnë për disa sekonda dhe ripërsëriten çdo 20 apo 30 minuta. Me kalimin e kohës kontraksionet afrohen me njëra tjetrën, zgjasin më shumë deri në 60 sekonda (maksimumi).

Unë mendoj se duhet te vesh mjekun në dijeni për çfarë do lloj gjëje që të ndodh.

Uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti