Vonesa e ciklit menstrual
Elva Agalliu
(13 vite më parë)
Përshëndetje Elva
Nodusi fibromiomatoz nuk ka lidhje me vonesën e ciklit, nëse konsiderohet që përmasat e tij janë të vogla. Për të vlerësuar evolucionin e tij, duhet që ekzaminimet ekografike t’i bësh periodikisht.
Nga sa përshkruan mbi ciklin menstraul, mund të jetë për shkak të prishjes së nivelit hormonal. Kontakto një mjek për të vlerësuar dhe rekomanduar se çfarë analizash duhet të bësh. Mundet të përdorësh për 5 ditë utrogestan 2 herë nga 1 tabletë në ditë. Nëse pas 5 ditëve pa mjekim mestruacionet nuk të vijnë, duhet bërë ekografi me sondë vaginale për të vlerësuar situatën.
Gjithë të mirat.
Pershendetje Doktoreshe! Po ju shkruaj per nje problem dhe shpresoj shume ne suportin tuaj. Jam 30 vjec, ciklin menstrual e kam pasur shume te rregullt, 24-26 dite, 3-4 dite kohezgjatje dhe jo me shume hemoragji, dhe jo me shume shqetesime. Me ka ndodhur shume rralle te me vijne ne dt.fix, por asnjehere me vonese, kete radhe kam kaluar 11 dite nga data fix e muajti qe duhet te me vinin (dt.19 Prill max). Nuk kam tentuar per shtatezani, por perseri kam bere testin e shtatezanise i cili me rezultoi negativ (dt. 26 Prill). Duke qene se ishte hera e pare qe me ndodhte kjo gje, u stresova shume dhe shkova per nje vizite tek Dr.Obsterte Gjinekologe. Me ka bere vetem nje eko vaginale dhe sipas doktoreshes, muret e uteruesit i kisha shume te trasha ose po pergatitej per nje shtatzani ose ishte duke me ardhur cikli. Ajo c'ka me shqetesoi shume ishte konstatimi i nje nodus fibromiome ne permasat 2.1 cm me 2.8 cm ne muret e jashtme (keshtu me eshte thene nga Doktoresha), por qe nuk parqeste problem sipas saj. Jam trembur shume dhe ne dt.26 prill kam shkuar te bej analizat e gjakut dhe testin e hormonit te shtatzanise. Analizat i kisha te gjitha brenda normes dhe shtatzane nuk isha. Jam shume e shqetesuar, a ndikon kjo fibromiome ne vonesen e ciklit? Une nuk i kam shenjat e tjera qe vertetojne pranine e fibromiomave (nga ato qe kam lexuar ne internet), cikli po me vonohet, shqetesime nuk kam, thjesht sikur jam para ciklit te njejtat shenja. Ju lutem me jepni nje pergjigje, sa e rrezikshme mund te jete kjo fibromiome, po vonesa e ciklit menstrual nga cfare mund te me shkaktohet? A mund te me pengoje fibromioma per nje shtatzani te ardhshme? Duke pritur dhe shpresuar ne pergjigjen tuaj, e cila do me qetesonte shume.