Rreth shtatzanise
Klarisa Risa
(13 vite më parë)
Përshëndetje Erisa
Të gjitha ankesat që tregoj, janë shenja se shtatzënia ka filluar. Edhe testi i shtatzënisë konfirmon po këtë gjë. Nëse dita e parë e gjakrrjedhjes mestruale ka qënë 19 mars, shtatzënia sapo është future në javën e 7të. Të rekomandoj të marrësh acif folik dh eta përdorësh deri në fund të javës së 12-të. Paralelisht mund të fillosh edhe përdorimin e multivitaminave.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
E dashur doktoreshe, un diten e pare te menseve te fundit e kam pas me 19 mars, i prisja me 16 prill po ate dit pata shum pak njoll kafe po ashtu dhe me 17 shum pak njoll kafe,e mu ndaluan, e qe ate dit nuk me kan ardh, kam bere nje test shtatzanie dhe me doli pozitiv pasi mora nje nga kto testet digital e rezultati ishte shtatzene 3+, akoma nuk kam vajt te gjinekologia ime pasi ishte me pushime e do shkoj me dt 7 maj,keta dite kam pas disa shqetesime si perzierje nga ererat e forta, gjoksi shum i ndjeshem, dhimbje barku dhe nganjeher dhimbje shpine, a duhet ti besoj ketij testi shtatzanie dhe sa javeshe i bie te jem tani nese shtazania ka filluar? ju uroj gjithe te mirat.