Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Enterococcus spp

Ne javen e 10/11 te shtatzanise me rezultoj analiza me ane te urinokulures enterococcus spp,mjeku me rekomandoj amoxibox 3x1 per 8 dite,sa ndikon kjo ne moszhvillimin e bebit dhe keto barera a i bejne dem ndonjegje.Disa dite pas rezultatit bera kontrolle dhe mjeku tha qe mire eshte beba dhe kishte madhesi 5 cm ne javen e 11,por nuk me shpjegoi ndikimin negativ te ketij infeksioni,te falenderoj jashtezakonisht shume

Sonila Nitaj (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sonila

Infeksionet urinare bëjnë pjesë në infeksionet që prishin ecurinë e shtatzënisë nëse ato nuk mjekohen ashtu si duhet. Kryesisht bëhen shkak për një abort ose për një lindje parakohe. Trajtimin e rekomanduar duhet ta përdorësh për 7-10 ditë dhe dy javë me pas përsërit urokulturën. Meqënëse edhe pak ditë kalon java e 12-të e shtatzënisë, dhe është e mundur të presësh për të filluar antibiotikun.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti