Levizjet e bebit ne anen e djathte
Jeta Jeta
(13 vite më parë)
Përshëndetje Jeta
Në këtë periudhë të shtatzënisë, rritja e saj, lëvizjet e bebit dhe lëvizjet e shtatzënës tendosin ligamentet që mbajnë mitrën. Dhimbjet mund të jenë shpuese, shtrënguese dhe shumë të ndjeshme në njërën anë ashtu siç të paraqiten ty, në anën e djathtë.
Këto lloj dhimbjesh mund të lehtësohen me banjë soe duke vendosur borsë të ngrohtë ose me masazh anash në fund të barkut. Mos e lodh veten me punë të rënda shtëpie apo pune si dhe qëndro shtrirë sa herë të jepet mundësia.
Nëse mendon se dhimbjet nuk janë të lidhura me shtatzëninë, kontakto mjekun për të vlerësuar gjendjen që përshkruan.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoresh un jom ne javen e 33 dhe bebi me leviz shum ne anen e djatht gjith dhe po kom dhimbje kur ai leviz gjithashtu kur bej gjumin kur kthehem nga nje an ne anen tjeter kthehem me shum veshtersi sepse kom dhimbje tek fundi i barkut .