Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Per kohen e ovulimit

Desha te pyes rretg kohes se ovulimit ...mujoret i kam pasur me 25 mars ...e tash i kisha me 20 prill... kur e kam kohen e ovulimit ..shikova te kalkulatori ne ballin te faqes por nuk isha e sigurt se a ishte e sakt apo diqka bera gabim ..te pershendes kalo mir faleminderit

Dorentina Mehmeti (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dorentina

Mbështetur në dy datat që ke shkruar, del se ciklin menstraual e ke për rreth 26-të ditë. Nëse kjo është mesatare e ciklit tënd menstrual, me afërsi do të thotë se ditët e ovulacionit do të jenë ditët e 13-15 të ciklit menstrual ku numërimi fillon nga dita e parë e gjakrrjedhjes së fundit të ciklit menstrual.

Për të qënë më e sigurtë, mund të bësh një ekzaminim ekografik për të vlerësuar madhësinë e folikulit.

Të uroj fat.

Eli.kras (11 vite më parë)
Pershendetje ... Kam nevoj per keshillt e juaja jam nje vajz 23 vjeq kam 4 vite martes.. Kam 5 muaj qe deshiroj te mbes shtatzan por akoma pa rezultat pozitiv kam cikel normal qdo 28 dit kam ber kontroll gjinekologjike gjithqka thot qe eshte ne rregull burri im eshte 31 vjeq sa koh do me duhet teprovoj te mbes shtatzan...kam shikuar edhe kalkulatorin e ovulimot tek bebia ime kam cikel te rregullt ju faleminderit shum

/komuniteti