Dhimbje barku
Fatmire >anisa<
(13 vite më parë)
Përshëndetje Mile
Dhimbjet në fund të barkut të shoqëruar me ndjenjën e therjes në vaginë, nuk janë normale në këtë periudhë të shtatzënisë. Prandaj kufizo ecjet e shumta dhe të shpeshta si dhe lodhjet e tepërta, sepse ndikojnë negativisht në ecurinë e shtatzënisë.
Gjatë shtatzënisë, nuk e thënë që mjeku obstetër-gjinekolog të kryej vizita gjinekologjike. Ai këtë e bën, kur dyshon dhe do të vërtetoj ndonjë problem.
Meqënëse ndodhesh në javen e 20-të të shtatzënisë, është koha të bësh ekografine obstetrikale si dhe analizat komplet të urinës.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershenetje Doktoreshe, Jam ne javen e 20-te dhe koheve te fundit me ka rene shume te eci me krmbe sot filloi tr me dhemb fundini barkut dhe nfonjehere therrje ne vagine frikedohem mos eshte dicka e keqe cka mendoni ju a ben te hec ne keta musjt qe do te vine apo preferohet te ecesh me shume muajin e 9-te me keshilloni cka te bej a te shkoj te bej kontroll tek gjinekologia.Mua gjinekologia ime asnjehere nuk me ka bere kontroll vaginale te shoh mos jam hape a duhet keta muajt ne vijim te me kontrolloje edhe ne vagine apo mjafton ultrazeri?