javë pas jave
Përshëndetje Silvi,
Rrezet e diellit dhe noti, janë të rëndësishme edhe për gruan shtatzënë.
Ekspozimi ndaj rrezeve të diellit gjatë sezonit veror, duhet bërë gradualisht dhe jo menjëherë. Është e rekomanduar largimi nga rrezet e diellit, që godasin lëkurën/trupin direkt dhe indirekt nga ora 10-të deri në orën 17-të. Gjatë qëndrimit në diell apo nën çadër, përdorimi i kremrave vitaminoze duhet të bëhet rreth 20 minuta para daljes në diell, dhe menjëherë pas larjes/banjos në det apo në pishinë. Parfumet dhe kremrat kozmetikë nuk duhet të përdoren në ambjentet me diell, sepse ekziston mundësia e alergjive apo dëmtimeve të tjera të lëkurës. Vendosja në kokë e kapeles si dhe përdorimi i syzeve të diellit gjatë gjithë kohës së qëndrimit në ambjent të hapur, është veprim shumë i drejtë i gruas shtatzënë.
Kalimi i pushime verore pranë pishinave të veçanta, është më i rekomanduar. Larja në këto ambjente, ka mundësinë e notimit (gjimnastikës dhe lëvizjeve të tjera trupore) të kontrolluar nga specialistët si dhe presupozohet cilësi më e lartë dhe e mirë e ambjentit të ndënies dhe e atij ujor. Në ambjentet e plazheve me rërë dhe ujë deti, duhet të zgjidhet vendi i pastër për t’i shpëtuar ndonjë infeksioni të mundshëm.
Konsumi i ujit dhe lëngjeve, duhet të jetë më i madh sesa ai që konsumohet jashtë sezonit veror, por asnjëherë duke e tepruar me sasinë dhe cilësinë.
Gjithë të mirat.


Pershendetje doktoresh ju falenderoj per kohen qe na kushtoni ketu pyetja ime lidhet me detin gjate shtatzanis un tani jam 7jave+4 dite shtatzane mirpo kam degjuar se duhet pyetur mjekun a mund te bej plazh a jo sepse mund te infektohem e kam veshtersi ne linde natyrale sa esht e vertet kjo se kur te fillojn plazhi un jam diku 4 muajshe ju falenderoj shum per pergjigjen tuaj ju pershendes.