Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Crregulim i ciklit

Pershendetje doja te pyes ne lidhje me nje cregullim qe skuptoj perse mund te kete ndodhur.une ciklin e fundit e kisha ne dt 20prill zgjati 4-5 dite dhe dy ditet e para paten shume fluks dhe me dhimbje te forta barku.ne dt 29 prill isha e detyruar te udhetoj per arsye pune pak teper dhe isha me kepuce te larta.ne mbremje ndieva dhimbje ne fund te barkut gati gati te organi genital,si rendese,para kesaj dt kam pasur maredhenie seksuale dhe skam verejt shenja me ngjyre,dhe ne dt 30 prill dhe sot kam dy dite me njolla kafe te theksuara dhe sasi e vogel gjaku gati gati i erret.mund te me shpjegoni ju lutem nga se mund te kete ndodhur.

Xhoni Xhoni (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Me sa pëshkruan, mund të ketë qënë një ovulacion i parakohshëm, pra një prishje të ciklit menstrual qoftë edhe për shkak të lodhjes dhe stresit, ashtu siç edhe mund të jetë një rrezik aborti ose abort. Nëse cikli menstrual nuk kthehet në gjendje të rregullt, patjetër bëj vizitën gjinekologjike sepse mund të ndodhesh përpara një çrregullimi menstrual i cili ka nevojë për trajtim mjeksor.

Gjithë të mirat.

/komuniteti