Dua nje femije te dyte!
Edita Kas
(13 vite më parë)
Përshëndetje Edita
Me sa pëshkruan, tregon për çrregullim të ciklit menstrual. Prandaj mjeku të ka rekomanduar preparatin mastodynon, për të rregullar ciklin menstrual. Gjithashtu, ai, duke shpresuar se shtatzënia mund të ndodhë shumë shpejt, të ka rekomanduar edhe acid folik i cili është shumë i nevojshëm për të parandaluar ndonjë problem në tubin neural të bebit.
Të uroj fat dhe gjithë të mirat.
Pershendetje dr Mimoza kam nje vajze 2 vjec dhe prej muajit shtator tentoj te mbetem shtatzene por pa sukses. Ciklin menstrual deri ne muajin janar e kam pas te rregullt, prej janarit nganjehere me vonohen 10-15 dite nganjehere me vin me date te sakte. Mjeku me ka rekomanduar tableta mÄstadynon 2 here ne dite dhe folio 1 here ne dite. Lindjen e pare e kam pas me operacion per shkak se beba ka qene gjate gjithe kohes me koke larte. Cfare me rekomandoni ju, cili eshte problemi pse nuk mbetem perseri shtatzene?