javë pas jave
Përshëndetje Leonora
Në përgjithësi, kontraceptivët hormonal ndikojnë në sasinë dhe shijen e qumështit. Prandaj të këshilloj të gjesh një tjetër metodë të planifikimit familjar.
Unë pretendoj që gjitha gratë, përpara se të zgjedhin dhe përdorin një metodë kontracepsioni, duhet të konsultohen me mjekun specialist. Mjeku ka për detyrë të pasqyrojë anët pozitive dhe negative të çdo metode.
Në veçanti, kur vendoset të përdoren pilulat me bazë hormonale, përdoruesja duhet të konsultohet dhe të bëjë disa analiza dhe ekzaminime. Mjeku nëse konkludon që përdorimi i tyre nuk është i përshtatshëm, propozon përdorim e metodave të tjera të kontrollit të shtatzënisë. Nëse përdorimi i tyre është i pranueshëm për ty, duhet të dish se ato nuk shkaktojnë probleme në shtatzëninë e ardhshme.
Gjithë të mirat.


Pershendetje Dr kam vajzen 9 muajshe dhe e kam ne gji desha te ju pyes si mase mbrojtese kunder shtatzanis a guxoj te perdor kontraceptivet Rigevidon shkaku i qumeshtit te gjirit mos ka ndonje problem flm shume per pergjigjen.