Vonesa e mestruacioneve
Laki
(15 vite më parë)
Përshëndetje.
Ky çrregullim që përshkruan, ndodh nga ndryshimi i nivelit të hormoneve në organizëm. Kjo për arsye të gjidhënies, por, meqë nuk e ushqen fëmijën rregullisht me gji, nuk mund të përjashtohet edhe një shtazëni e mundshme. Rekomandimi (edhe pse testet kanë dalë negative) do të ishte një vizitë gjinekologjike, një ekzaminim ekografik dhe më e sakta nga të gjitha dozimi i β HCG të cilat tregojnë përfundimisht nëse ndodhesh apo jo përpara një shtatzënie.
Gjithë të mirat.
Përshëndetje doktoreshë. Jam një nënë dhe kam një vajzë tremuajshe, d.m.th qe 100 ditë kam lindur. Mestruacionet e fundit i kam pas 2 muaj pas lindjes e tani ka afer 40 dite qe nuk me kane ardhur. Mestruacionet e para qe me kane ardhe pas lindjes kane qene ngjyre kafe dhe kane zgjatur shume pak ndersa tani i kam bere 2 teste dhe dyjat me kane dalur negative. Beben e ushgjej me qumesht artificial por edhe me gji nganjehere se nuk kam gji te mjaftushem. Ju lutem me ndihmoni se qka te beje?!