Lehonia
Gyli
(15 vite më parë)
Përshëndetje Gyli.
Sekrecionet vaginale, zakonisht janë pa ngjyrë dhe pa erë. Ato janë më të trasha dhe më opake në fillim dhe në fund të ciklit menstrual, ndërsa bëhen më të holla dhe më të tejdukshme në ditët e mes ciklit. Pra ngjyra e verdhë e sekrecioneve pas lehonisë nuk është normale.
Të rekomandoj analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale për të përjashtuar mundësinë e një infeksioni, ose nëse ai është i pranishëm për të konfirmuar mjekimin e duhur.
Gjithë të mirat.
Pershendetje, une e kam kry kohen e lehonise qe 1 jave, menstruacionet ngjyre te verdhe ende me vijne, a eshte ne rregull kjo (menstruacionet mujore ende nuk me kane ardhe)?!