Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth ciklit menstrual pas lindjes

Tung mjeke e dashur, pas lindjes sime qe 6 muaj nuk i kam menstruacionet e sakta, pasi qe para dates qe duhet me me ardhe dmth 4 dite fillon vetem pika gjakosje pastaj me vijne menstruacionet 7 diteshe qe i kam, cka mendoni ju pse me ndodh kjo? Ju flm nga zemra, tung, pune te mbare.

Edita (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Edita.

Nuk mendoj se problem qëndron tek cikli menstrual. Të rekomandoj të bësh vizitë gjinekologjike për të kontrolluar qafën e mitrës dhe një ekografi për të vlerësuar vezoret. Nëse ato janë normale nuk ka arsye për shqetësim. Për problematikat e vogëla, mjeku gjinekolog do këshilloj trajtimin e domosdoshëm.

Gjithë të mirat.

/komuniteti