Qafa e shkurte e mitres
Manjola Meta
(13 vite më parë)
Përshëndetje Ena
Nuk është shenjë e mirë hapja e qafës së mitrës, por ajo konsiderohet normale nëse gjatësia e saj nuk është më pak se 2,5 cm.
Në këto raste rekomandohet rregjim shtrati dhe përdorimi i medikamenteve për të qetësuar dhimbjet e lindjes dhe shtyrë lindjen sa më shumë të jetë e mundur.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje dr, kam shtatzanine e pare dhe jam ne javen e 31, doktori me ka thene se e ke qafen e mitres te shkurter, jam ne merak a mund te kem lindje para kohe, dhe si ndikon ne gjendjen e bebit? ju lutem me ktheni pergjigje.