Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekreti ngjyrë kafe pas ciklit

Pershendetje Dr. Me daten 27.07.2011 e kam pas diten e pare te ciklit dhe nuk kam probleme rregullisht me vijne, por sot 28/07 me eshte lajmeruar nje sekret me ngjyre kafe ashtu siç duken ne fund te ciklit. A mund te me tregoni perafersisht ku eshte problemi? Ju falemnderit per mirekuptim.

Fitore (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Fitore.

Mesa thua më sipër, më duket se kohëzgjatjen e ciklit menstrual e ke rreth 30-të ditë. Sekrecioni me ngjyrë kafe, mund të jetë paralajmërues i ardhjes së menstruacioneve, por, nëse ato nuk vijnë duhet përjashtuar shtatzënia me teste apo tek mjeku gjinekologu. Nëse edhe kjo nuk ka ndodhur, mjeku gjinekolog shikon mundësinë e shkakut të çrregullimit hormonal.

Gjithë të mirat.

Fitore (15 vite më parë)
Me fal Dr por nuk dije sa e keni kuptuar pyetjen por ciklin e kam perfunduar qe 13 dite por me eshte lajmeruar nje sekret ngjyre kafe vetem 1 dite d.m.th pas 13 diteve te ciklit a mundet me qene kjo pjese e ovulacionit?

/komuniteti