Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Poliploidet

Pershendetje..kam nje pyetje rreth poliploideve,nena ime ka pasur dhimbje ne bark te forta,kur ka shkuar te gjinekologia i ka thene se i kane dalur ne miter 2 poliploide,i ka jap terapi dhe i ka thene qe duhet te perdor 1 muaj nese nuk ka sukses duhet operuar,ndersa sot ne mengjes ne brek kishte pasur nje sasi te gjakut,pse ka ndodhur kjo a mos ndoshta i ka shperthyer njeri poliploid apo qfare domethene kjo?ka qe 3 dite qe po e perdor terapin,ju lutem nje pergjigjje sa me shpejte sepse jam shum ne merak,ju pershendes shum dhe ju pergzoj per punen e palodhshme qe po e beni.

Rina Peci (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rina

Nëse nënës i ka filluar hemorragjia, të rekomandoj një kontakt me mjekun obstetër- gjinekolog, pasi ekzistenca e polipeve endometriale është shkaku i saj. Në këtë rast, lind nevoja e kryerjes së menjëherëshme të histeriskopisë operative, e cila do të vlejë për të hequr polipet.

Gjithë të mirat.

/komuniteti