Vonesa e menstruacioneve pas lindjes, pse ndodh kjo?
Nuran
(15 vite më parë)
Përshëndetje zonjë.
Sekrecionet e lehonisë, që quhen lohje, në javën e parë janë më të shumta dhe ngjyrë më të kuqe. Më pas, ngjyra zbardhet duke marrë ngjyrë rozë dhe më pas bezhë. Nuk është domosdoshmëri që gjatë gjithë periudhës së lehonisë, gruaja të shoqërojë sekrecione. Ato herë shfaqen dhe herë largohen. Prandaj mendoj se nuk ka gjë për ty shqetësuar.
Në lidhje me ankesën, mund të jetë prania e kandidozës vaginale. Diagnoza e vendos analiza e sekrecioneve vaginale ndërsa trajtimin duhet ta rekomandoj një mjek specialist gjinekolog.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe e nderuar. Kam lindur qe 2 muaj dhe menstruacionet i kam pasur vetem 2 javet e para pas lindjes e me jo, e desha te te pyes a eshte normale kjo apo c'duhet te bej? Si dhe ditet e fundit po kam kruarje ne vagine, po e lyej me krem "mikostop", a duhet te perdor kete krem apo jo? Me respekt.