Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Data e lindjes

Menstruacionet e fundit kane qene me 29.10.2010....terminin me ka thene mjeku me 5 gusht 2011...a do te jete ate dite apo para apo pas? Flm per mirekuptim.

Lena (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lena.

Nëse data 29.10.2010 ka qënë dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual, dita e mundshme e lindjes është datë 5 gusht 2011.

Lena, dita e mundshme e lindjes nuk është ditë fikse e përcaktuar apo e përllogaritur qoftë edhe nga mjeku. Ka shumë shkaqe dhe faktorë, që ndikojnë në ditën e mundshme të lindjes. Shumica e grave kanë shtatzëni që zgjatin mesatarisht 280-të ditë. Lindja quhet normale edhe sikur të ndodhë brënda 21 ditëve para datës së mundshme të lindjes si dhe 10 ditë pas kësaj date.

Tashmë, je në javën e fundit të shtatzënisë. Kujdesu për lëvizjet e bebit dhe për çdo dyshim tjetër të mundshëm, lajmëro menjëherë mjekun që do të presë lindjen.

Uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti