Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksion edhe mbas lindjes

Pershendetje doktoresh , kam 2 muaj qe kam lindur muajin e fundit te shtatzanis doli qe kisha infeksion dhe kam perdor malcon, mbas shtatzanis kam perdor ovul pedadin, tani qe kam mbarur mjekimin nuk kam kruajtje , mirpo sekrecionet vazhdoj ti kem me arom te keqe dhe shum shpesh me shpeton pa vetedije urina ? te vazhdoj ovul pedadin apo melcon?? faleminderit

Daniela Noem (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Danti

Jo, nuk duhet të vazhdosh të përdorësh pedadin apo meclon pa diagnostikuar infeksionin dhe preparatin për ta trajtuar atë.

Në rrëadhë të parë duhet të bësh analizë të sekrecioneve vaginale, si dhe antibigramë apo mykogramë, të cilën e rekomandon mjeku nga rezultati i analizës së sekrecioneve. Antibiograma apo mykograma e orienton mjekun për preparatin më efikas për shërimin e infeksionit që dyshoj se është i pranishëm në bazë të ankesave që shkruan.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti