Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje te forta beli

Dr, kam dhimbje te forta beli qe 2 nate ne anen e djathte me fillojne vetem ne mbremje dhe me zgjasin rreth 1 ore, a jane normale keto dhimbje, guxoje te pije dicka se jane te padurueshme? E kam pi nje magnezium qe tretet ne uje nuk di a lejohet por as ajo pune nuk me kryjti!

(13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ana

Ashtu si i përshkruan, dyshoj se dhimbjet e belit nuk lidhen me shtatzëninë. Të rekomandoj që të kontaktosh mjekun obstetër-gjinekolog, për të vërtetuar se shtatzënia ka ecuri normale. Nëse problem është te veshkat, duhet të kontaktosh mjekun nefrolog.

Të uroj shërim të shpejtë dhe shtatzëni të mbarë.

/komuniteti