Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Largimi stresit për të konceptuar

Pershendetje doktoreshe, deshta ta di si ta eliminoj stresin nga vetja per te ngel shtatzene? Ju pres.

Gane (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Gane.

E kuptoj shqetësimin që ndjen ti dhe bashkëshorti yt. Si fillim dua të them, se problemi nuk besoj se është kaq i thjeshtë. Edhe stresi, është një nga faktorët jo favorizues të shtatzënësisë. Por ka mjaft probleme të tjera, për të ardhur tek dominimi i stresit.

E gjej të udhës të të rekomandoj për të lexuar me qetësi, së bashku me bashkëshortin tënd, artikujt e parë tek rubrika shtatzënia/konceptimi e këtij portali. Ajo që dua të them është, që t’i kuptoni dhe zbatoni kërkesat e përshkruar në këta artikuj. Për çdo paqartësi, i mirëpres pyetjet e tua.

Ju uroj fat.

/komuniteti