Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Buzët vaginale

E nderuara Dr.Mimoza, kam problem me buzet vaginale, i kam me te medha se qe jane normalisht nuk i kisha kur isha me e vogel, tani jam 15 vjecare. Pyetja ime eshte: Cila eshte arsyeja e zmadhimit te buzeve vaginale dhe a paraqesin problem dhe a mund te behet zvogelimi i tyre?

Rita (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rita.

Unë mendoj, se është normale që buzët vulvare të jenë më të mëdha në moshën që ke sesa para kësaj moshe. Zmadhimi i tyre është pasojë e rritjes hormonale, gjë e cila në moshën tënde merr hov më të madh.

Pa ndërhyrë në shijet e tua, dua të them se, njeriu duhet të pëlqejë veten e tij ashtu siç është. Ai/ajo që fillon të gjejë mangësi tek vetja, konsiderohen si njeri me komplekse. Nuk di se si dhe sa duhet të jetë madhësia e buzëve vulvare, pasi nuk ka përcaktime të tilla. Prandaj si nënë, të kërkoj që të mos ndërmarrësh asnjë veprim të pa pjekur.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti