Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

CMV

Pershendetje Cmv a ka te bej me hiv apo jo sipas asaj qe lexova ne net .dhe a sherohet lehte ki virus i cmv?

Dita Memeti (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dita

Citomegalovirusit (CMV) është një virus i zakonshëm që mund të infektojnë çdo njeri. Shumica e njerëzve nuk e dinë se kanë CMV, sepse ajo rrallë shkakton simptoma. Megjithatë, CMV është problem dhe shqetësim, për shtatzënat ose njerzit me sistem të dobësuar imunitar. Tek shtatzënat me infeksion aktiv, mund të infektojnë bebin.

Njeriu i infektuar me CMV, është i infektuar përjetë. Nuk ka shërim për CMV, por trajtimi medikamentoz, ndihmon të sapolindurin trajtuar dhe njerëzit me sistem të dobët imunitar. CMV nuk ka lidhje direkte me HIV, por mund të lidhet indirekt ashtu siç lidhen e infeksionet e tjera seksulisht të transmetueshme.

Gjithë të mirat.

/komuniteti