Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Zgjerimi i veshkes

Dr,jam shume e brengosur per shak te dhimbjes se belit mjeku urolog konstatoj qe kam zgjerim te veshkes ne anen e djathte,une jam ne javen e 26,me pershkrujti Supp.Indometacin 100mg ne dhimbje, Po ashtu caps,cafalexin 500 mg 3x1/5 dite se tha mund te infektohesh e per arsye shkojme me antibiotik,dr cfar mendoni ju i bejn dem bebit..? Kam pire the nje tabet no-spa 40mg por qe nuk e ndaloj dhimbjen me shume se 1ore andaj vazhdum me kete terapi.. Qfar me kshilloni ju,ju lutem...?

(13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ana

Supostat e indometacinës, të lehtësojnë dhimbjen por përdorimi i tyre mbetet i kufizuar. Nuk duhet të kaloj më shumë se tre suposta për tre ditë. Përdorimi i zgjatur mund të krijoj anomali tek bebi. Antibiotiko-terapinë mund ta përdorësh pasi cefaleksina nuk shkakton efekte anësore në shtatzënisë sidomos për periudhën e shtatzënisë që ke.

Trajtimin e mëtejshëm specific, duhet ta bësh pas lindjes.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

(13 vite më parë)
Te faleminderoje pa mase.

/komuniteti