Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A ndikon fibrumi në mos konceptim?

Miredita doktoreshe, ka nje vit qe provoje te mbetem shtatzene mirepo pa sukses, kam bere te gjitha analizat ne France dhe te gjitha kane qene mire mirepo afer mitres kam fibrum, mjeku ketu ne France me ka thene qe nuk te pengon fare per shtatzeni fibrumi, cfare me rekomandoni ju? Faleminderit.

Fera (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje zonjë.

Shumë bukur, që analizat të kanë dalë mirë. Por, ti më tregon aq pak, sa unë nuk kam asnjë mundësi të gjykoj mbi mundësitë e më tejshme.

Nëse e sheh të arsyeshme, më shkruaj mbi këto ekzaminime për të më mundësuar gjykimin mbi ardhmërinë e shtatzënisë. Mirë do jetë, të shkruash edhe mbi analizat e bashkëshortit (spermogramën).

Gjithë të mirat.

/komuniteti