Acidi folik para shtatzenise
Engji Colaj
(13 vite më parë)
Përshëndetje Engji
Acidi folik mund të merret edhe 6-të muaj përpara fillimit të shtatzënisë. Acidi folik është një vitaminë e cila parandalon anomalitë e bashkëlindura të tubit neural (trurit dhe palcës kurrizore) tek fryti. Merret doza prej 400 mikrogram një herë në ditë, dhe vazhdon gjer në javën e 12 të shtatzënisë.
Për këshilla se si të mbeteni shtatzënë më shpejtë, mund të ju rekomandoj të lexoni artikullin në linkun e mëposhtëm:
http://www.bebaime.com/konceptimi/si-t-mbeteni-shtatz-n-shpejt-
Të uroj gjithë të mirat.
A mund te me tregosh nese perdor acid folik 1 muaj para fillimit per shtatzani a ndihmon kjo per te ngelur shtatzane me shpejt? Flm