Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sperma jashte - vezoret 20 x 20 mm

Pershendetje dr. Ju kam pyetur edhe disa here per disa qeshtje kerkoj edhe kete here ndihmen tuaj. Ne kontrollen e fundit tek gjinekologi pasi kam perdor Estrofem 2mg, sipas raportit mjeksor thuhet qe Mitra ne AVF me forme dhe madhesi normale, kaviteti i zbrazet, endometri me d=9.9 mm. Vezori i majte me nje folikul me d=20x20 mm, ndersa vezori i djathte me tre sish me d=18x18 mm, Nderkohe sipas udhezimit te dr kam fillu te pij duphaston, por ajo cka konkretishte me intereson eshte qe mjeku me propozoi te marr nje gjilper (per programimin e pecitjes se vezes), une e refuzova kete. Sa jane gjasat qe me keto kushte te mbetem shtatezene edhe pse nuk kam marr ineksionin e propozuar. Po ashtu a paraqet problem qe sperma asnjeher nuk qesndron brenda, dhe rrjedhja e saj jasht vazhdon ndonjehere edhe te nesermen ne mengjes. Pres pergjigje me fal qe u zgjat dhe shpresoje te kem qene e qarte?

Arona Beka (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arona

Maturimin e folikulit e ke brënda kufirit të parametrave normal dhe gjithashtu nuk është e pamundur që veza të dalë vetë pa nxitje nga vezorja dhe shtatzëni të ndodhë normalisht. Por edhe marja e injeksionit që ndihmon në daljen e vezës, nuk paraqet efekte anësore, përkundrazi ndihmon në realizimin e shpërthimit të folikulit.

Dalja e lëngut spermatik nga vagina, nuk është pengesë për fillimin e një shtatzënie.

Të uroj fat.

/komuniteti