Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Prolaktina e larte

Pershendetje,ka qe 3muaj e gjys qe e kam larguar vajzen nga gjiri kur ajo ishte 18 muajshe, por ende kam qumesht sikur me pare kur pinte vajza, mora kokra por pa efekt, dhe bera analize prolaktina me doli lart 35.8.kete problem e kam pasur edhe para se te ngelja shtatzan mirpo sperdora barna sepse kisha ngelur ne nder kohe qe beja kontrolla.tani perseritet e njejta gje,vajza ka 21 muaj dhe po tentoj te ngelem shtatzan qe 5 muaj.cikli me ka ardhur 14 muaj pas lindjes.njeher ne fillim ishte ne regull.kurse koheve te fundit eshte çregulluar..nje keshill nga ju un jetoj ne itali dhe desha mendimin tuaj çka me sugjeroni ju..falemenderit.

(13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ajshe

Niveli i lartë i prolaktinës, zakonisht shoqërohet me çrregullim të ovulacionit. Pra cikli menstrual në shumicën e rasteve, është anovulator dhe shtatzënia e ka të pamundur të ndodh. Mjekim për të ulur nivelin e prolaktinës duhet ta marrësh dhe vetëm pasi të jetë stabilizuar ky nivel, konceptimi është i mundur.

Gjithë të mirat.

/komuniteti