Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Edhe ciklin menstrual e kam të çrregulluar

Harrova te ju tregoj se edhe ciklin menstrual e kam te çrregulluar kur isha ne Kosove kam qene te mjekja Sueda qe me rekomondoi hapa per 6 dite me i perdore ne vagine dhe me tha se isha e infektuar kurse ne France te njejten kohe me thane se nuk kam kurrfare infektimi, para nje muaji isha te nje mjeke popullore qe me ngjeshi dhe pas 3 jave u ndiva keq me dhimbte stomaku fort dhe kisha djegje te forte gjate urinimit, tash jam duke i bere prape analizat ne France mirepo spo di kujt ti besoj, une shtatzene nuk mbetem dot, çfare te veproje?

Fera (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Fera.

Duke dalë nga shqetësimi yt, që pa tjetër është thelbësor, nuk mund të lë pa komentuar ato që shkruan.

Të vizitohesh tek mjekët, e quaj normale. Nëse kishe infeksion apo jo, e vendos vizita mjeksore dhe analizat laboratorike. Ata mbajnë përgjegjësi, mbi diagnostikimin dhe trajtimin e gabuar. Por nuk më pëlqen, vajtja jote tek kjo “mjekja” popullore. Titulli mjek, fitohet vetëm pas shumë e shumë vitesh studime dhe duhet të jesh i liçensuar për ta ushtruar këtë profesion. Dhe nuk çuditem, për ankesat e shumta që shkruan mbi dhëmbjet dhe djegiet.

Gjithë të mirat.

/komuniteti