Shtatzania e dyte!
Ana Ana
(13 vite më parë)
Përshëndetje Ana
Rreth 40-të ditë pas lindjes, organizmi i gruas rikthehet në gjëndjen normale të para shtatzënisë. Cikli menstrual rikthehet në ritmin e tij dhe atëherë është e mundur të fillohet shtatzënia.
Por përpara se të tentosh për shtatzëni, të këshilloj të kontaktosh mjekun obstetër-gjinekolog për të bërë këshillimin para koncepsional. Ky këshillim ndihmon mjekun të zbuloj problemet që ndikojnë negativisht për fillimin e shtatznëisë dhe ecurinë e saj normale.
Uorj që dëshira të të plotësohet sa më shpjet dhe sa më mirë.
E nderuar doktoreshe! Une bera nje nderprerje te detyruar te shtatzanise ne javen e 30 per shkak se femija nuk ishte ne gjendje te mire shendetsore .Bera lindje normale me stimulues.Gjithcka shkoi mire ne procesin e lindjes.Kjo eshte lindja ime e pare. Do te doja te dija nga ju kur mund te provoj serisht.Amundem pas 3 muajsh? Sigurisht une do te te kontrollohem te mjeku nese trupi im eshte ne gjendje por do te doja nje pergjigje paraprake prej jush sepse ka kaluar vetem nje jave dhe une vetem kete mendoj e nuk ndjehem aspak mire shpirterisht. Pres me padurim pergjigjen tuaj!Ju faleminderit!