Shtatzene apo ciste?
Nesë Nesë
(13 vite më parë)
Përshëndetje Nese
Vlerësimi i pranisë ose jo të shtatzënisë, bëhet edhe dy-tre ditë pasi ajo ka filluar me testin e shtatznisë, beta HCG apo edhe me ekzaminim ekografik me sondë vaginale kryesisht në javën e parë pas ditës së pritshme të gjakrrjedhjes menstruale. Testi i urinës për shtatzëni dhe beta HCG, bazohen në vlerat ne gonadotropinave që qarkullojnë për shkak të shtatzënisë dhe rriten deri në javën e 12-të dhe pas kësaj vlerat fillojnë e bien.
Është e mundur që vlera e HCG të rritet paksa, kur të pranishme janë kistet ose ka problem të tjera shëndetsore.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe, e kam bere nje pyetje para 2 a 3 ditesh, testi me ka dalur pozitiv ne diten e 17 te ciklit, ju thate se kjo eshte e mundur. pastaj e bera edhe nje test, edhe ai me doli njejte, vija mezi shihet. tash isha ne kontrolle, e doktori me tha qe nuk sheh ende asgje, por se kam nje ciste me madhesi 51 x 34 mm. Ai tha qe te shkoj ne kontrolle pas 3 ditesh, por tha qe testi mund te kete dalur pozitiv edhe nga prania e cistes. a eshte kjo e mundur ? me heret nuk me ka dalu vijaa e dyte ne test asnjehere.