Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pse nuk ngelem shtatzënë?

Pershendetje. Pyetja ime eshte pse nuk ngelem shtatzene? Ka 6 muaj qe une dhe bashkeshorti im provojme me kriju familje por e kote. Para dy muajve kom qene ne kontroll te gjinekologu dhe kam bere gjithe ekzaminimet e duhura dhe rezulltatet kane qene krejt te mira qe do te thote gjithcka ka qene ne regull. Por akoma nuk ngelem shtatzene. Kam provu te gjitha menyrat por e kote, cfare mund te jete problemi?

Kathy (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Kathy.

Nuk është e mundur që në këto kushte, unë të gjej dhe të vlerësoj se përse nuk po mbetesh shtatzënë edhe sikur të më kishe treguar se çfarë analizash dhe ekzaminimesh ka bërë mjeku.

Kathy, në mënyrë shumë të përmbledhur, në rubrikën shtatzëna/koncepsioni të këtij portali, janë dhënë disa rrugë dhe këshilla për koncepsionin. Lexoji ato, dhe kërkoji mjekut tënd gjinekolog të drejtoj në realizimin e tyre.

Nuk besoj se i ke shteruar të gjitha rrugët, për të arritur në shtatzëni. Nëse e sheh të arsyeshme, edhe mund të kontaktojmë në qëndrën time të punës.

Gjithë të mirat.

/komuniteti