Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Enjtja e kembeve

Pershendetje, Jam ne ne javen e 28 por me jane enjtur kembet (pjesa e shputes) jo kofshet apo pulpa, dhe me dhembin. Mezi eci,srri dot ne kembe,max 15 min. Ne pune jam ulur. Gjate nates u vej jastej qe ti ngrej lart,dhimbja qetesohet por jo e frymja. Analiza urines ishte mire. Me kg kam shtuar goxha,16 kg deri tani. Cfare mund te bej? Po vazhdova keshtu sdo shkoj dot ne pune.

Al Bana Xh (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Albana

Ënjtjet paraqiten shkaku i mbledhjes së lëngjeve, më saktësisht shkaku i rritjes së mitrës e cila bën shtypje në enët e gjakut të cilat bartin lëngjet nga nyjet dhe shputat. Mund të ndodh që konsumimi i pamjaftueshëm i proteinave shkakton mbajtjen e lëngjeve. Keni parasysh që gjatë verës, për shkak të temperaturave të larta, situata me ënjtjen e këmbëve zakonisht përkeqsohet.

Nëse i përmbaheni disa këshillave me rëndësi mund të zvogëloni ënjtjen e këmbëve dhe shputave:

• Kurdo që të keni mundësi shtrihuni dhe ngritni këmbët, ndërsa nëse për një kohë të gjatë qëndroni në këmbë apo ulur (gjë që duhet shmangur sa më shumë që të jetë e mundur), shpesh bëni pauza duke u ngritur, në mënyrë që të inkurajoni qarkullimin.

• Shmangni mbathjet apo çorapet të cilat iu ngushtojnë.

• Kur uleni mos i kryqëzoni këmbët dhe shmangni veshjen e xhinseve apo pantallonave të ngushtë.

• Konsumoni sa më shumë lëngje, rreth 8 gota ujë në ditë, ushqehuni shëndetshëm dhe shmangni ushqimin me shumë kripë dhe erëza.

• Shmangni dushin me ujë shumë të nxehtë, ndërsa para se të flini do të ju pëlqejë që të lani këmbët me ujë të ftohtë.

• Ushtroni me masë rregullisht. Shëtitja dhe noti rekomandohen veçanërisht, si dhe ushtrimet në ujë.

• Çaji nga korienderit mund të ju ndihmojë në rastet e djersitjes apo ënjtjes. Dy gota ujë të vluar përzijini me dy lugë nga kjo bimë. Çajin e ftohur, duhet ta pini tre herë gjatë ditës.

• Gjatë verës, gjatë ditës pushoni kur jashtë bën shumë nxehtë, ndërsa mbrëmjeve mund të shëtiteni. Tek shumica e grave, ënjtjet zvogëlohen pas pushimit të natës apo pas disa orësh pushim gjatë ditës.

• Poashtu, duhet të shmangni ekspozimin direkt në diell, sepse nxehtësia ndikon në zgjerimin e enëve të gjakut, poashtu edhe në paraqitjen e ënjtjes.

Gjithë të mirat.

/komuniteti