Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Marrëdhëniet seksuale

Pershendetje!


Une jam ne javen e 28 te shtatzenise, pergjithesisht deri tani kam pas shtatzeni te mbare por doja te dija:


- deri kur rekomondohen marredheniet seksuale ne shtatzeni (une kryej marredhenie jo te shpeshta, por me frike)


- po lodhjen e madhe kur shetis e kryesisht te kembeve dhe pak si gjendje te fiktit (theksoj se qe ne muaj te 5 marre ilac hekur pasi analizat me kane dale me mungese hekuri) mos ndoshta eshte kjo arsyeja?


Me respekt, Lola.

Lola (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lola.

Nuk ka asnjë definicion, se sa, si dhe kur, mund të kryhen marrëdhënie seksuale gjatë shtatzënisë. E rëndësishme është që çifti të ndihet komod dhe marrëdhënia seksuale të mos jetë shkak i mos ecurisë normale të shtatzënisë.

Nëse nga ecja gjatë shëtitjes ndihesh e lodhur dhe e pafuqishme, nuk ka arsye që ta vazhdosh këtë ritual. Qetësinë shpirtërore dhe aktivitetin e lehtë fizik, mund ta gjesh edhe në forma të tjera në ambjentin ku jeton. Të rekomandoj, që marrjen e hekurit duhet ta vazhdosh deri në përfundim të lehonisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti