Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Enjtja e kembeve

Pershendetje doktorreshe. Jam ne javen e 28 +4 dhe prej qe kan filluar te marrin temperaturat e larta po me enjten kembet shummmme , nuk jam konsultuar me mjekun tim ende , duhet te theksoj se punen e ka ulur , ju lutem te me keshilloni se si ti kaloj edhe keto jav qe me kan mbetur qka me keshilloni te bej se shu po me bahen te fryra uj kosumoj shum nuk po e di arsyen ju lutem me ndihmoni , ju pershendes shume.

Vlora Buna Jara (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vlora

Edemat kur nuk janë të shoqëruara me rritjen e tensionit arterial, nuk sjellin probleme për ecurinë e shtatzënisë dhe të bebit. Ënjtjet paraqiten shkaku i mbledhjes së lëngjeve, më saktësisht shkaku i rritjes së mitrës e cila bën shtypje në enët e gjakut të cilat bartin lëngjet nga nyjet dhe shputat. Mund të ndodh që konsumimi i pamjaftueshëm i proteinave shkakton mbajtjen e lëngjeve. Pas shtatzanisë, ënjtjet do të zhduken, menjëherë pasi nga organizmi eliminoni tepricën e lëngjeve.

Kujdes;

- Bëj analizën e urinës për të përjashtuar praninë e albuninës

- Kontrollo periodikisht tensionin arterial

- Poashtu, lërohu nga veshjet e shtrënguara e sidomos këpucët e ngushta.

Të rekomandoj të lexosh linkun:

http://www.bebaime.com/komplikimet/enjtja-e-kembeve-gjate-shtatzanise

Shtatzëni të mbarë.

/komuniteti