javë pas jave
Përshëndetje Adda
Janë një seri analizash dhe ekzaminimesh që duhet të bëjë shtatzëna, pas javës së 12-të të shtatzënisë. Këto analiza dhe ekzaminime bëhen në periudha të caktuara dhe gjithnjë nën këshillat e mjekut që ndjek shtatzënisë. Në javën e 13-të të shtatzënisë, fillohet me analizën e gjakut komplet si dhe vlerësimin e grupit të gjakut dhe faktorit rhezus. Mjaft e rëndësishme është edhe analiza e urinës si dhe kontrollet periodike me ekografi.
Në javët e mëvonshme bëhen edhe analiza të tjera të cilat mund të jenë të rutinëës apo të detyruara nga ecuria e shtatzënisë. Pra, disa analiza bëhen edhe kur vlerësohet se diçka nuk po shkon mirë gjatë shtatzënisë, gjithnjë me rekomandomin e mjekut që i ke besuar ecurinë e saj.
Mos mendo se është e nevojshme të bësh të gjitha analizat që ofron shkenca mjeksore, sepse për disa analiza mundet të mos kesh nevojë ti bësh. Prandaj, kontakto gjithnjë dhe për çdo problem mjekun që të ndjek shtatzëninë dhe është ai i cili do të drejtojë hap pas hapi.
Të uroj gjithë të mirat.


Pershendetje e dashur doktoreshe. Se pari ju falenderoj per ndihmen qe na jepni. Pyetja ime eshte rreth analizave qe duhen bere gjate shtatezanise. A ka nje protokoll standart qe secila nga ne duhet ta kete dhe ta ndjeke? Ju pershendes.