Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhembje ne shpine (bel)

Dr.Moza shpresoj te jesh shendoshe mire, une jam ne javen e 6 te shtatzanis mirpo kam nje dhimbje ne shpin ( bel) ashtu me dhemb jo shum mirpo jam e shqetsuar se me thone qe nuk eshte mire te dhemb keshtu shpina, isha te dr. ime me tha te perdori ampicilin dhe te pi qaj boronice te kuqe deri ne 2 litra ne dite pasiqe analiza e urines me doli pak e turbullt edhe leukocitet 2-3 te rritura pak kristal.. jam ende duke e perdorur kete terapi mirpo spo verej ndoj permirsim sidomos mbrem nuk me ka mundur me fjet ashtu dhimje jo shume e madhe por sme linte rehat.. cfar me rekomandon ti se nuk di ku te drejohem me?

Lea Ida (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rila

Dhimbjet e shpinës së këtë moshë të shtatzënisë, mund të kenë shumë arsye siç janë; qëndrimet jo normale apo ngarkesa mbi shtyllën kurrizore, rritja e barkut duke bërë një përkulje të tepërt të shtyllës kurrizore, por, mund të jenë edhe si shkak i përkuljes nga mbrapa të mitrës.

Shumë rekomandime mund të jap si: - mos nge pesha të rënda, - mos qëndro gjatë në këmbë, - kur qëndron ulur, mbaje drejt kurrizin si dhe mos qëndro gjatë pa ndryshuar pozicion, - herë pas here ngri këmbët lart, - flejë në dyshek të fortë, - mos përdor këpucë me taka të larta, - bëj lëvizje të lehta gjimnastikore për të shtiqur kurrizin.

Në lehtësimin e dhimbjes së kurrizit mund të bësh banjo me ujë të ngrohtë, - masazhe në zonat e dhimbshme dhe nëse të gjitha këto nuk kanë ndihmuar në qetësimin e dhimbjeve, mund të përdorësh paracetamol.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Lea Ida (13 vite më parë)
Faleminderit shume dr. Moza

/komuniteti