Pse më është vonuar cikli menstrual?
Rexhina
(15 vite më parë)
Përshëndetje Rexhina.
Meqënëse testet e shtatzënisë kanë dalë negativ, duhet të kontaktosh mjekun gjinekolog për të vlerësuar gjendjen. Dhëmbjet e mesit e ndonjëherë në fund të barkut, janë arsye më shumë për konsultën mjeksore. Nëse nuk je shtatzënë, atëherë mjeku do gjejë arsyen e vonesës menstruale e cila me mjekime do stabilizohet.
Gjithë të mirat.
Pershendetje! Doja te dija vonesen e ciklit menstrual mujor. Kam bere 3 teste shtatzenie por nuk jam shtatzene. Para 3 muajsh kam bere abort medikal dhe pas saj i kam pasur te rregullta. Tani kam dhimbje mesi dhe ndonjehere ne fund te barkut, a duhet te shqetesohem? Ju faleminderit!