Gjakderdhja gjatë muajit të parë të shtatzënisë
Anna
(15 vite më parë)
Përshëndetje Anna.
Gjakrrjedhja në muajin e parë të shtatzënisë, edhe mund të konsiderohet normale nëqoftëse përkon me datën e menstrucioneve, por, nuk shoqërohet me dhëmbje mesi dhe në fund të barkut. Nëqoftëse gjakrrjedhja shoqërohet me këto dy shenja, atëherë një ekzaminim ekografik do përjashtonte mundësinë e një rreziku dështimi.
Acidin folik do të vazhdosh ta marrësh deri në fund të javës së 12-të të shtatzënisë, pasi marrja e tij ul mundësinë e keqformimeve në tubin neural të bebit.
Kriprat minerale dhe magneziumi si dhe vitamin-terapia, rekomandohen në çdo shtatzëni normale.
Uroj që shtatzënia të ecë mbarë.
Pershendetje, une jam ne muajin e pare te shtatzenise, qe 2 nate po me ndodh me i pa nja 2 pika gjaku po naten e pare nuk ka qene gjak i kuq, po ngjyre tjeter ngjyre kafe kurse naten tjeter ngjyra e kuqe pak me e theksume, po jane nga 2 pika te vogla, jam konsultuar me gjinekologen ma ka thene te marr magnezium edhe acid folik. Sa paraqet rrezik kjo gjendja ime?